Real Madrid në ndjekje të Cavanit
Real Madrid ka nisur kërkimet për lojtarët që dëshiron t'i transferojë për merkaton e verës.

Sipas gazeta spanjolle “AS”, Edinson Cavani, sulmuesi i Napolit është njëri prej tyre. Sipas kësaj gazetës, urugajani ka deklaruar se e tundon ideja për të luajtur në një ekip të madh si Reali ose Barcelona.

Klauzola që ka vënë klubi për sulmuesin Cavani është shumë e lartë por edhe mesatarja e golave të shënuar prej tij nuk është e vogël, është idealja për një skuadër si Real Madrid.

Emrat e tjerë të mundshëm sipas “AS” janë Dzeko, Aguero, Yarmolenko, Neymar dhe Falcao. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2013, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori