Real Madrid nis "sulmin" për De Rossin
Real Madrid gjen identikitin e lojtarit të përshtatshëm për repartin e mesfushës. Sipas të përditshmes portugeze "A Bola", flamuri i Romës, Daniele De Rossi shihet si alternativa më e mundshme për të zenë vendin e ganezit Essien që do të largohet nga shtëpia "Los Blancos" në fund të sezonit. Klubi i Florentino Perez e ka joshur edhe më parë lojtarin italian, por gjatë merkatos së kësaj vere mund të jetë momenti i duhur për ta transferuar në "Santiago Bernabeu".

Pas një sezoni jo shumë pozitiv, mesfushori mendon të largohet përfundimisht nga Roma ku Tatchidis shihet si pasardhësi i tij. Një tjetër arsye është edhe mosha e lojtarit që në korrik mbush 30 vjeç dhe kjo ndoshta është mundësia e fundit për t’u bashkuar me një skuadër prestigjoze ku ka mundësinë të fitojë diçka të rëndësishme në karrierë.

Gjithsesi rreth kësaj hipoteze, më shumë do të mësohet gjatë muajve të verës kur merkatoja të jetë në kulmin e saj, pasi De Rossi mbetet një romanist dhe do të jetë e vështirë që skuadra e kryeqytetit italian të heqë dorë nga një prej flamujve të këtij ekipi. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2013, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori