Real Madrid një hap larg Cole
Real Madrid është në kërkim të një mbrojtësi për krahun e majtë duke parë dëmtimin dhe formën aspak të mirë të portugezit Fabio Coentrao dhe për këtë shkak, në merkaton e dimrit, sipas asaj që raporton shtypi britanik, zgjedhja do të jetë Ashley Cole.

Mbrojtësi i Chelsea dhe kombëtare angleze kërkohet edhe nga PSG por "Los Blancos" mund ta bëjnë të tyrin për shumën e 10 milionë eurove.

31-vjeçari anglez ka punuar edhe më parë me Jose Mourinhon kur ky i fundit drejtonte "Blutë" e Londrës. /albeu.com/
Shtuar më 20/11/2012, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori