"Real Madrid nuk do të paguaj 400 milionë euro për Neymar"
Real Madrid “nuk do të paguajë 400 milionë euro për Neymarin”, ka thënë presidenti i La Ligas, Javier Tebas, pavarësisht spekulimeve që gjatë verës do të lansohet një ofertë e tillë për Paris Saint-Germain.

Tebas, megjithatë, ka dyshimet e tij që kjo marrëveshje mund të ndodh në këtë afat kalimtar, edhe pse e di që Neymar ka një vlerë të madhe dhe duhet shpenzuar shumë para për ta siguruar atë.

Real Madridi nuk do të paguajë 400 milionë euro që nevojiten për Neymar. Megjithatë, numrat që ata gjenerojnë janë afër dhe tregojnë se ata mund ta sigurojnë dhe ta marrin këtë lojtar”.

“Qëllimi i jonë është rritja e brendit të La Ligas me lojtarë dhe klube të këtilla”, shtoi Tebas.

“Në atë mënyrë si është Premier Liga, edhe pse nuk e di se kur një lojtar i Premier Ligës e ka fituar Topin e Artë”, përfundoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2018, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori