Real Madrid nuk njeh kundërshtar, fiton me përmbysje ndaj Bayernit (VIDEO)

Pëlqej
Real Madrid ka marrë një fitore të madhe sonte ndaj Bayern Munich duke fituar me rezultatin e përgjithshë 1-2 në Allianz Arena, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të UEFA Champions League.

Të parët që kalonin në avantazh ishin bavarezët që shënuan me golin Kimmich në minutën e 28'-të.

Madrilenët barazojnë në minutën e 44'-të me anë të Marcelos që lëshon një raketë nga jashtë zone.

Përmbysja vjen në minutën e 57'-të me golin e Marco Asensios, duke kthyer gjithçka në favor të Los Blancosve.

Kështu Reali me fitoren e sotme është me një këmbë afër finales së madhe të Kievit. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2018, ora 22:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori