Real Madrid ofertë "historike" për Neymar
Pëlqej
Skuadra e Real Madrid duket e vendosur për të transferuar "yllin" e PSG, Neymar Jr.

Për ta realizuar këtë, Real Madrid ka vendosur të bëjë ofertën më të madhe në historinë e futbollit, plotë 307 milion euro do të ofrojnë madrilenët për të transferuar Neymar.

Lajmin e ka raportuar gazeta "The Sun" ku shkruante se tashmë Real Madrid po mendon të trasferojë Neymar, pas dilemave të Cristiano Ronaldos mbi largimin e tij.

Në shtator do të futet në fuqi një klauzolë që do t’i lejojë Neymar të largohet nga PSG për 263 milionë euro në qershor 2019, ndërsa Real bëhet gati të jap edhe 44 milionë euro më shumë për ta marrë gjatë kësaj vere. /albeu.com/

Shtuar më 08/06/2018, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori