Real Madrid, operohet Sami Khedira
Pëlqej
Siç raporton faqja zyrtare e Real Madrid në internet këtë mëngjes Sami Khedira i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në gjurin e majtë. Operacioni është kryer në klinikën e doktor Boenisch.

Mesfushori gjerman, i cili po qëndron jashtë fushave edhe për shkak të një dëmtimi muskular, do të jetë nën vëzhgimin e stafit mjekësor të kampionëve të Europës, ndërkohë që nuk jepen informacione se kur pritet të rikthehet në fushën e lojës. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 13:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori