Real Madrid, Perez: Asnjë problem me CR7-ën, Falcao...
Pëlqej
Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, gjatë një interviste për "Marca"-n, ka bërë sqarimet e tij në lidhje me tratativat e dështuara me Monacon për transferimin në Spanjë të Radamel Falcaos, i cili përfundoi te Manchester United. Për largimin e Di Marias dhe Xabi Alonsos si dhe për debatet e fundit me Cristiano Ronaldon.

FALCAO - "Bëmë vlerësimet tona ekonomike dhe vendosëm që të mos e blinim. Ishte i rëndësishëm edhe mendimi i trajnerit".

RONALDO - "Nuk kam asnjë problem me të, besnikëria e tij në lidhje me klubin nuk mund të vihet në diskutim".

DI MARIA - "Di Maria u largua pasi kishte pretendime ekonomike jashtë mundësive tona".

XABI ALONSO - "Me Xabi Alonson ka marrëdhënie shumë të mira. Do të administrojë fundin e karrierës së tij". /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori