Real Madrid përze Sami Khediran
Pëlqej
Triumfi në Superkupën e Europës kundër Sevillas i ka kënaqur të gjithë te Real Madrid, me përjashtim të njërit. Eshtë fjala për Sami Khediran, për të cilin Carlo Ancelotti i shprehu qartë objektivat që ka, duke mos e aktivizuar për asnjë minutë të vetme në Cardiff. Refuzimi që mesfushori i ka bërë rinovimit me pretekstin e një page më të lartë e ka detyruar Realin të kërkojë shitjen urgjente, para se të largohet me kosto zero vitin e ardhshëm.

Mungesa e Khediras në listën e të grumbulluarve për Superkupën ishte një surprizë më vete, duke patur parasysh se edhe për Di Marian është përfolur për largim, por ndryshe nga gjermani, ai ishte në "Cardiff Stadium".

Pakënaqësia e drejtuesve "Los Blancos" duket se qëndron te manovrat e bëra nga agjenti i Khediras. Ndonëse për rinovimin negociatat kanë nisur herët, mesfushori nuk ka preferuar të japë një përgjigje deri në përfundim të Botërorit dhe në fakt gjithçka i ka shkuar sipas planit.

Gjermania me Khediran si pjesë të kombëtares u shpall Kampione e Botës dhe për rrjedhojë, futbollisti e kishte të hapur gojën më pas t’i kërkonte rritje page klubit. Një opsion i tillë është refuzuar prerë nga Real Madrid me ankandin që tashmë e mban të hapur deri në fund merkatos. Chelsea i Mourinhos dhe Arsenali i Wenger janë dy klubet që kanë shfaqur interes për Khediran, megjithatë nuk ka ende një ofertë zyrtare mbi tryezën e presidentit Perez. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori