Real Madrid po planifikon t'i rinovoj kontratën Keylor Navasit
Real Madrid po planifikon t'i ofrojë një kontratë të re portierit, Keylor Navas.

Navas, i cili është portieri i parë i Madridit në secilën prej tre sezoneve të kaluara, mund të rri në stol nëse kampionët evropianë sjellin Thibaut Courtois nga Chelsea.

Megjithatë, duket sikur Madridi ende është i prirur që portieri nga Kosta Rika të vazhdojë në klub, me "La Nacion" duke raportuar se ata janë të vendosur t'i paraqesin atij një ofertë dyvjeçare të rinovimit të kontratës, e cila do ta lidhte atë me gjigandët e La Ligës deri në vitin 2022. /albeu.com/
Shtuar më 26/07/2018, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori