Real Madrid pranë transferimit të talentit të Atletico Madrid
Pëlqej
Edhe pse Atletico e Madridit nuk mund të kryejë asnjë transferim në hyrje në këtë merkato, ashtu siç ishte parashikuar mbrojtësi i talentuar Theo Hernandez i cili ka përfunduar huazimin te Deportivo Alaves do të largohet nga Los Colchoneros.

Atletico ka arritur prej kohësh marrëveshjen me Realin e Madridit për kalimin e 21-vjecarit francez në Santiago Bernabeu.

Për kartonin e Hernandez i cili në ditët e ardhshme do të zyrtarizohet si blerja më e re e Los Blancos, Reali do ti paguajë Atleticos, 26 milionë Euro, 2 milionë më shumë sesa është çmimi që ka në klauzolë mbrojtësi i talentuar.

Shtuar më 19/06/2017, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori