Real Madrid, PSG rikthehet për Di Maria-n
Pëlqej
Merr sërish jetë tratativa mes Real Madrid dhe Paris Saint Germain. Sipas asaj që shkruan "Mundo Deportivo", presidenti i kampionëve të Francës, Nasser Al-Khelaifi, pasi deklaroi ditë më parë se hiqte dorë nga ylli argjentinas Angel Di Maria, është penduar dhe në ditët e shkuara ka takuar presidentin madrilen Florentino Perez, ndërsa në orët në vazhdim pritet një tjetër takim ku edhe do të mbyllet transferimi.

Sipas gazetës katalanase, çelësi i tratativës është Ezequiel Lavezzi: shitja e ish-napolitanit do të mundësonte transferimin në Paris të Di Maria-s. /albeu.com/

Shtuar më 16/08/2014, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori