Real Madrid, Reus e firmos që tani fanellën (FOTO)

Marco Reus duke firmosur një fanellë të Real Madrid
A do të jetë Marco Reus "galaktiku" i rradhës? Në Spanjë janë të sigurtë dhe për ta shtuar këtë siguri mendon edhe kjo foto e "as.com", që tregon talentin e Borussia Dortmund duke firmosur një fanellë të Real Madrid.

Gjermani ishte pjesë e skuadrës së Klopp në Alicante ku zhvilloi një takim miqësore me Steaua Bukuresht dhe ku në një moment një tifoz iu afrua me një fanellë të Realit në duar duke kërkuar autograf.

Reus kërkohet nga shumë ekipe me emër në Europë, por mesa duket skuadra e Carlo Ancelottit është një hap përpara. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2015, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori