Real Madrid: Ronaldo nuk është në shitje
Pëlqej
Drejtuesit e Real Madrid do t’i japin fund spekulimeve rreth largimit të Cristiano Ronaldos duke publikuar një komunikatë zyrtare që thekson se ylli portugez nuk është në shitje. Merkatoja e verës u mbyll më 1 shtator, por një largim i mundshëm i "Topit të Artë 2013" nga "Santiago Bernabeu" vijon të mbushë faqet e para të gazetave.

Ronaldo shprehur publikisht dashurinë për ish skuadrën e tij, Manchester United, dhe pranoi se në të ardhmen do t’i pëlqente të rikthehej në "Old Trafford", gjë që shtoi zërat për një largim nga Real Madrid.

Por kampionët e Europës kanë vendosur që të sqarojë gjithçka. Sipas të përditshmes britanike "The Independent", klubi madrilen së shpejti do të publikojë një komunikatë zyrtare për të theksuar se Cristiano Ronaldo nuk është në shitje. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 13:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori