E FUNDIT/ Formacionet zyrtare: Inter-Atalanta
Real Madrid shikohet favorit për shërbimet e David Luiz
David Luiz nuk po ftohet nga trajneri i Chelseas, Antonio Conte pothuajse në asnjë ndeshje në këto muajt e fundit. E gjitha kjo vjen pas mosmarrëveshjeve që kanë pasur ndërmjet vete dhe që i kanë sjellur lojtarit Brazilian këtë ‘dënim’ me lënien jashtë ekipit për disa ndeshje.

Ky muaj do të jetë vendimtar për mbrojtësin Brazilian pasi sipas të gjitha gjasave ai nuk ka vend më në skuadrën e Contes dhe pritet të largohet tek ndonjë klub i ri gjatë kësaj merkato.

Sic raporton mediumi britanik ‘Daily Star’ në mesin e klubeve të interesuara për Luiz është edhe klubi i Real Madrid që do të duhet të luftojë përball PSG-së dhe Arsenalit për shërbimet e qendërmbrojtësit.

Klubi Madrilen vazhdimisht ka pasur probleme me mbrojtjen këtë sezon dhe besojnë se Braziliani do të ishte ideal në formacionin e tyre së bashku me Ramos kur mungon Varane apo së bashku me Varane kur mungon Ramos./albeu.com/
Shtuar më 07/01/2018, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori