Real Madrid shkatërron Barcelonën (VIDEO)
Albeu.com
Real Madridi, ka dalë fitues për të dytën herë në derbin El Classico, duke e mposhtur Barcelonën edhe në Bernabeu, ndeshje që përfundoi me rezultat 4-1. Madrilenët, që festuan titullin që në ndeshjen e kaluar, kaluan në avantazh me anë të golit të shënuar nga kapiteni Raul Gonzales, pas 13 minutash lojë, ndërsa rezultatin e dyfishoi Arjen Robben, i cili shënoi me kokë në minutën e 21-të.

Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain, arriti të shënojë shpejt pasi u fut në lojë si zëvendësues (63’), ndërsa avantazhin e vendasve edhe më tej e thelloi holandezi Ruud Van Nistelrooy, i cili shënoi nga penaltia, 12 minuta para fundit të ndeshjes (78’). Golin e vetëm për Barcleonën e shënoi sulmuesi francez, Thierry Henry, tre minuta para fundit të ndeshjes (87').

Humbja e mban Barcelonën në vendin e tretë.
Shtuar më 08/05/2008, ora 23:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori