Real Madrid shkatërron Melillan dhe kalon në çerekfinale të Copa del Rey (VIDEO)
Pëlqej
Real Madrid ka deklasuar sonte në "Santiago Bernabeu" skuadrën modeste të Melillas.

Në pjesën e parë të kësaj ndeshje u shënuan 3 gola.

Dy gola për dy minuta i shënoi Marco Asensio, në minutën e 33' dhe 35'. ndërsa golin e tretë e shënoi lojtari i talentuar Javier Sanchez.

Në pjesën e dytë Reali vazhdoi aty ku e kishte lënë. Në minutën e 47' Isco shënon golin e katërt, pasi në minutën e 75', pas një asistimi që kishte bërë në minutën e 35' për Asension, Vinicious Junior shënon golin e pestë.

Mysafirët arrin, megjithatë, të shënojnë në minutën e 80' pasi që u akurdua një penallti për ta, pasi Yasini e dërgoi topin në rrjetë.

Pas golit të pësuar, Real Madridi reagoi pas dy minutave duke bërë rezultatin 6-1. Kurse realizator ishte përsëri Isco.

Pas kësaj fitoreje Reali kualifikohet në çerekfinale të Copa del Rey. /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2018, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori