Real Madrid show në Bernabeu (VIDEO)
Real Madrid 5 - 1 Basel


Liverpool 2 - 1 PFC Ludogorets Razgrad
Pëlqej
Real Madrid ka dominuar plotësisht në ndeshjen kundër Baselit në përballjen e Grupit B të Ligës së Kampionëve.

Goli i parë ishte dhuratë për Realin ndërsa autori i autogolit ishte Marek Suchy (14').

Në minutën e 30-të, Gareth Bale shënoi për 2-0 ndërsa Cristiano Ronaldo një minutë më vonë ngriti epërsinë në 3-0.

Në këtë ndeshje skishte si mos të shënonte edhe James Rodriguez, i cili realizoi në minutën e 37-të.

Por, Derlis Gonzales në minutën e 38-të ndërpret serinë e golave të Realit, 4-1.

Në minutën e 79-të, Karim Benzema shënon golin e fundit të takimit, duke vulosur rezultatin 5-1.


Në ndeshjen tjetër Liverpool ka mposhtur me rezultat 1-0 skuadrën e PFC Ludogorets Razgrad ndërsa autor i golit të vetëm ishte Mario Balotelli, i cili shënoi në minutën e 82-të.

Pas ndeshjes së parë, në këtë grup kryeson Real Madrid me golaverazh më të mirë se Liverpooli i cili renditet i dyti. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 22:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori