Real Madrid shpallet klubi më i mirë për vitin 2017 nga Globe Soccer Awards (FOTO LAJM)

Pëlqej
Real Madridi është shpallur klubi më i mirë për vitin 2017 sipas "Globe Soccer Awards".

Këtë mbrëmje në Dubai në galan e “Globe Soccer Awards”, Real Maridi ka mposhtur Monacon (kampioni i Francës), Manchester Unitedin
(kampioni i Europa League) për të fituar çmimin si klubi më i mirë për vitin 2017.

Reali fitoi pesë trofe në vitin 2017, duke shkruar histori pasi triumfoi dy herë me radhë në UEFA Champions League.

Çmimin e mori trajneri francez, Zinedine Zidane. /albeu.com/
Shtuar më 28/12/2017, ora 19:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori