Real Madrid vendos për portën, vjen Kepa nga Bilbao
Real Madrid përfundimisht do të transferojë portierin spanjoll të Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane më në fund ka vendosur që të transferojë një portier gjatë afatit kalimtar të janarit.

Tekniku francez pak ditë më parë kishte thënë se është i kënaqur me lojtarët që ka dhe nuk dëshiron përforcime.

Por, sipas ETB, Reali i ka bërë me dije drejtuesve të Bilbaos se e dëshiron portierin e talentuar, ku do të paguajë edhe klauzolën e tij.

Kepa madrilënëve do t’u kushtoi 20 milionë euro, pasi kontrata e tij aktuale me Bilbaon skadon në fund të sezonit. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2018, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori