Real Madrid, Zyrtare: Luka Modriç deri në 2018
Pëlqej
Real Madrid ka komunikuar nëpërmjet faqes së tij zyrtare në internet rinovimin e kontratës me mesfushorin Luka Modriç. Ish futbollisti i Tottenham, tashmë 29-vjeçar, ka firmosur kontratën e re që e lidh me kampionët e Europës deri në fund të vitit 2018.

Ylli kroat mbërriti në "Santiago Bernabeu" në verën e vitit 2012. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 12:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori