Real Madridi "all-in" për yllin e Romës
Zaniolo është rikthyer në stërvitje këtë javë te Roma, por mediet në Spanjë paralajmërojnë se 21 vjeçari së shpejti mund t’i detyrohet Real Madridit.

Kjo pasi Real Madrid do të bëjë gjithçka për të sjellë atë në sezonin e ri, duke rivalizuar Juventusin për nënshkrimin e tij.

Skuadra që drejtohet nga Zinedine Zidane ka ndryshuar politikën e transferimit në sezonet e fundit, duke u përqendruar më shumë te lojtarët e rinj premtues.

Zaniolo ka edhe katër vite kontratë me Romën, por problemet financiare të skuadrës italiane, mund të bëjnë që të heqin dorë nga talenti i tyre.

Real Madrid duhet të paguajë të paktën 50 milionë euro për Zaniolo.
Shtuar më 04/07/2020, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori