Real Madrid bën detyrën ndaj Club Brugge (VIDEO)
Real Madridi ka fituar ndaj Club Brugges. Los Blancos e kishin siguruar më herët kalimin në fazën e eliminimit direkt, por që e fituan këtë takim me rezultat 3-1.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por në të dytën u shënuan 3 gola.


Rodrygo Goes e shënoi golin e parë të takimit në minutën e 53-të me asistimi e Alvaro Odriozolas.

vendasit i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Hans Vanaken (55’), që u shërbye mjaftë mirë nga Emmanuel Dennis.

Vinicius Junior ishte ai që e riktheu epërsinë e madrilenëve në minutën e 64-të, me një asistim të bashkëkombësit të tij që e shënoi golin e parë.

Skuadra e Zinedine Zidanes shënoi edhe golin e tretë në këtë ballafaqim me anë të Luka Modricit (90+1) me një asistim të bukur nga Casemiro.

Real Madridi ka përfunduar në vendin e dytë në Grupi A me 11 pikë të arkëtuara, PS-ja si lider me 16, Club Brugge me tri dhe Galatasaray me dy sosh.
Shtuar më 11/12/2019, ora 22:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori