Real Madridi-Club Brugge, formacionet zyrtare: Madrilenët synojnë fitoren e parë në Champions
Real Madridi dëshiron ta sigurojë fitoren e parë në edicionin e ri të
Ligës së Kampionëve sonte në "Santiago Bernabeu", në ndeshjen
kundër Club
Brugge, që nis sonte në orën 18:55.
Ndeshja mes
Real Madridit dhe Club
Brugge është e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit A të edicionit të ri të
Ligës së Kampionëve. Në xhiron e parë,
Real Madridi pësoi disfatë 3:0
kundër Paris Saint-Germainit, ndërsa
Brugge mori barazim pa gola
kundër Galatasarayt.
Real Madridi vjen në këtë ndeshje me më shumë vetëbesim, për shkak të formës së mirë që e ka shfaqur në ndeshjet e fundit të La
Ligës. Skuadra e Zidane është në pozitën e parë të La
Ligës dhe së fundi mori barazim pa gola si mysafir
kundër Atletico Madridit.
Problemet në repartin e mbrojtjes së fundi duket se janë përmirësuar, pasi që skuadra madrilene e ka mbajtur portën e paprekur në tri ndeshjet e fundit.
Në anën tjetër,
Brugge nuk ka pësuar disfatë që 17 ndeshje, përfshirë këtu ndeshjet në kuadër të
Ligës së Kampionëve,
ligës vendore dhe turneut parasezonal. Ecuria e tyre u jep vetëbesim, mirëpo sfida që e kanë përpara vetes mund të rezultojë të jetë shumë e vështirë për ta.
Shtuar më 01/10/2019,
ora 18:00