Real Madridi dënon Jose Mourinhon
Trajneri i Real Madridit Jose Mourinho, nuk i ka respektuar rregullat e klubit që thonë se stafi teknik duhet të mbajë veshje me simbolin e klubit derisa është në krye të detyrës, prandaj do të vuajë pasojat.

Drejtuesit e Real Madrid nuk janë të kënaqur me zgjedhjen e veshjeve të portugezit, pasi në tre paraqitjet e fundit, nuk kishte veshur rrobat me simbole të klubit.

Përveç portugezit do të dënohet edhe stafi i tij, të cilët kanë vepruar si Mourinho gjatë stërvitjeve.

Sipas mediave spanjolle të cilat bazohen në burimet brenda klubit, trajneri portugez preferon rrobat e tij në vend të atyre zyrtare, dhe për këtë arsye 48-vjeçari tanishë është dënuar nga "Klubi Mbretëror", por nuk dihet se në ç'formë është dënuar. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2011, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori