Real Madridi dhe Liverpool në garë për yllin e skuadrës franceze
Liverpool po ndjek me kujdes progresin e Jeremy Doku te Rennes.

Të Kuqtë kanë dashur ta marrin talentin belg kur ishte tek Anderlecht, por lojtari i ri ka zgjedhur të transferohet te Rennes këtë verë te klubi i Ligue 1.

Rennes ka paguar 26 milionë euro për të siguruar Doku-n pasi shiti Victor Osimhen te Napoli.

Sipas Okdiario, Liverpool dhe Real Madrid po e ndjekin me kujdes Doku-n në Francë, ku ai ka patur pak vështirësi në këto muaj të parë.

Pavarësish vështirësive të tij, të dy gjigantët e futbollit europian janë gati të luftojnë për të siguruar 18-vjeçarin nëse Rennes do të pranojë ta shesë.


Shtuar më 07/11/2020, ora 22:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori