Real Madridi i vendos çmimin James Rodriguez
James Rodriguez nuk ka arritur të gjejë hapësira pas kthimit nga huzimi te Bayerni.

E përditshmja spanjolle, ‘Marca’, së fundmi raporton se madrilenët i kanë vendosur tashmë një çmim kartonit të lojtarit.

Real Madrid janë gati ta shesin James për një çmim të reduktuar, që shkon jo më lart sesa 25 milionë euro.

Kolumbiani ka vetëm një vit kontratë të mbetur dhe ‘Los Blancos’ kanë përgjysmuar çmimin, për lojtarin që kërkon gjithashtu largimin.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë ofertë për James Rodriguez.
Shtuar më 06/07/2020, ora 09:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori