Real Madridi kampion i Spanjës për të 31-ën herë
Albeu.com
Real Madrid ka fituar titullin e ligës spanjolle për të dytin vit me radhë, pasi arriti të rikthehet nga disavantazhi 1-0 ndaj Osasunas, duke fituar në fund ndeshjen me rezultat 2-1.Vendasit kaluan në epërsi përmes penalltisë së shndërruar në gol nga Punal, shtatë minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes (83), por kampionët nuk u dorëzuan, duke barazuar së pari me anë të Robben, tre minuta para fundit (87) dhe duke klauar në avantazh dy minuta më pas me anë të Higuain (89). Reali luajti me dhjetë lojtarë që nga fillimi i pjesës së dytë, pas përjashtimit të mbrojtësit italian Cannavaro (46).

Madrilenët kanë kaluar një formë jo të mirë së fundi, duke fituar vetëm 6 nga 12 ndeshjet e fundit, por forma e dobët e kundërshtarit kryesor, Barcelonës, e lënë këtë të fundit në vendin e tretë, duke qëndruar madje edhe pas Villarrealit.

“Real Madrid e ka kryesuar ligën që nga fillimi. Shkaktonin ilaritet kur njerëzit thoshin që Barcelona ka lejuar që liga t’i ikë nga dora”, ka thënë Casillas, pas përfundimit të ndeshjes.

Ky është titulli i 31-të i Real Madridit në La Liga.
Shtuar më 05/05/2008, ora 23:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori