Real Madridi kerkon Drogben
Pëlqej
Albeu.com
Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Didier Drobga, është në listën e dëshirave të Real Madridit për afatin kalimtar të janarit, bëjnë të ditur mediat spanjolle.
Pas lëndimit serioz të Ruud Van Nistelrooyt, Real Madridi në janar do të përpiqet të sjellë në radhët e veta një sulmues të klasit. Mediat shkruajnë se në listë është edhe sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba.

Real Madridi do ta ndjekë situatën e Drogbës, i cili nxiti incidentin në ndeshjen e fundit ndaj Burnleyt, dhe pritet edhe një përpjekje konkrete për të angazhuar atë.

Krahas Drogbës, në listë për përforcime të mundshme gjendet edhe Hernan Crespo, i cili rrallë fiton rast në Inter nën urdhrat e Jose Mourinhos.
Shtuar më 15/11/2008, ora 15:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori