Real Madridi mund të largojë nga skuadra yllin spanjoll për vetëm 20 milion euro
Klubi i Real Madrid në afatin kalimtar të janarit ose të verës do ta largoj nga skuadra mesfushorin spanjoll, Isco.

Zidane nuk është aspak i kënaqur nga paraqitjet e spanjollit dhe ka kërkuar nga bordi që të ja gjejnë një skuadër të re mesfushorit.

Sipas "Mundo Deportivos", skuadra e Everton ka ofruar 20 milionë euro për Iscon. Kjo ofertë kaq e ulët u bë për shkak se Isco ka vetëm edhe një vit kontratë.

Real Madridi ka marrdhënie të mira me Evertonin, sidomos pas transferimit të James Rodriguez, dhe pritet që të pranoj këtë ofertë./
Shtuar më 17/11/2020, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori