Real Madridi nxjerr në shitje fanella me emrin e një lojtari që nuk ekziston (FOTO LAJM)

Te Reali i Madridit duket se gjërat nuk po shkojnë mirë. Duket se pasojat nga ikja e Ronaldos janë më të mëdha nga sa duken.

Këto pasoja janë transmetuar deri në mënyrën e marketingut të klubit.

Klubi madrilen ka nxjerrë në faqen e tyre të shitjeve online një fanellë me emrin e një futbollisti që nuk ekziston.

Lojtari me emrin Hunter, në fakt është një personazh i njohur i lojërave kompjuterike si FIFA prandaj Reali ka bashkëpunuar për të përfituar.
Shtuar më 08/08/2018, ora 21:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori