Real Madridi, pesë vjet pa humbje në fazën grupore
Pëlqej
Real Madridi, pesë vjet pa humbje në fazën grupore
Ndeshja e të martës mbrëma kundër Borussia Dortmundit shënon një tjetër statistikë historike për Real Madridin.

Pas kësaj sfide, Reali ka mbetur i pamposhtur për pesë vite radhazi në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Kampioni në fuqi i garës më të madhe evropiane për klube nuk ka humbur në 29 ndeshje radhazi në fazën grupore. Nga këto takime, ka fituar plot 22 herë, kurse ka barazuar vetëm shtatë herë.

Signal Iduna Park nuk ka qenë një stadium i preferuar për Los Blancos në vitet e fundit, mirëpo me një gol të Gareth Bale dhe dy gola të Cristiano Ronaldos, Mbretërit realizuan triumfin e parë (3-1) si mysafirë të BVB.

Fitorja ndaj Dortmundit ishte e dyta në kuadër të Grupit H dhe Reali numëron gjashtë pikë pas dy xhirosh. Fitoren e parë në këtë edicion të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, Los Merengues e regjistruan kundër APOEL Nicosias.

Pikë të barabarta me skuadrën e Zinedine Zidane ka edhe Tottenham Hotspur që ka fituar ndaj BVB dhe APOEL-it. /albeu.com /
Shtuar më 27/09/2017, ora 09:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori