Real Madridi planifikon ta angazhoje Wengerin
Pëlqej
Albeu.com
Kampioni i Spanjës, Real Madrid, ka dëshirë ta sjellë në radhët e veta trajnerin aktual të Arsenalit, Arsene Wenger, në verën e ardhshme.
Francezi është në listën e parë të Realit si zëvendësim për trajnerin Bernd Schuster, i cili me siguri do të largohet në fund të këtij sezoni, nëse jo më herët.

Sot është raportuar se në listën e klubit mbretëror, gjendet edhe menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez.

Kjo nuk është hera e parë që Reali interesohet për Wengerin. Ky në fakt është tentimi i tretë në gjashtë vitet e fundit, për të marrë shërbimet e francezit.
Shtuar më 23/11/2008, ora 20:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori