Real Madridi ta harrojë Pazzinin
Agjenti i Interit, Ernesto Paolillo, tha se nuk ka asnjë shans për ta shitur sulmuesin e Interit në janar. "Pazzini në Real Madrid? Këto janë thashetheme absurde", shpjegoi ai për Sportmediaset.

"Ka një kampionat për të luajtur dhe ne jemi vetëm duke menduar për këtë dhe vetë sulmuesi ka treguar se nuk ka ndërmend të largohet nga Interi".

Disa javë më parë raportohej se Jose Mourinho kërkonte të rrëmbente Pazzinin nga Interit por kjo gjë shumë shpejt u kthye në një thashethem. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2011, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori