Real Madridi vetëm 5 pikë larg fitimit të titullit të La Liga
Skuadra e Zinedine Zidane, Real Madrid, mund të shpallet kampione qysh në ditën e enjte.

Një gabim i Barcelonës do të jepte mundësinë që ‘Los Blancos’ të kryenin punët të hënën, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Kështu, me ndeshjet e mbetura, Reali ka nevojë për vetëm pesë pikë që matematikisht të sigurojë titullin.

Kjo do të thotë se ata mund të shpallen skuadër kampione e Spanjës qysh të enjten.

Me fitoret e mundshme kundër Granada dhe Villarreal, Real Madrid kthehet te titulli i kampionit të La Liga.
Shtuar më 12/07/2020, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori