Real Madridi vjen me ecurinë më të keqe në ndeshjen me Ajax-in
Santiago Bernabeu duhet të jetë burim fuqizimi për Real Madridin, por rezultatet e ndeshjeve të fundit rrëfejnë një tregim ndryshe, shkruan Albeu.com

Reali i ka pësuar tri humbje radhazi para tifozëve të vet, në njërën prej ecurive më negative në histori të vet, transmeton Gazeta Express.

Në dy javët e fundit, Los Blancos humben ndaj Gironës në La Liga, kundër Barcelonës në Kupën e Mbretit dhe përsëri kundër Barcelonës në ligë.

Me këtë formë të dobët në shtëpi, Ajaxi vjen në Santiago Bernabeu në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma me shpresa të ringjallura.
Madridi i ka fituar vetëm dy nga pesë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëveshtëpi, duke shënuar nëntë gola.

Skuadra e Santiago Solari, megjithatë, ka një epërsi të mirë për ta mbrojtur sonte kundër Ajaxit, pasi e fitoi ndeshjen e parë 2:1 në udhëtim. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2019, ora 18:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori