Real-United, sfidë për Kevin Strootman
Pëlqej
Mjaftoi një sezon i vetëm në Serie A, i kushtëzuar edhe nga një dëmtim i rëndë, për ta vënë Kevin Strootman në vëmëndjen e klubeve më të mëdha të Europës. Mesfushori i Romës ka qënë në qëndër të zërave gjatë merkatos së verës dhe pavarësisht se do të qëndrojë jashtë fushave deri në nëntor tërheq pas vetes skuadra si Manchester United apo Real Madrid.

Dëshira e Louis Van Gaal dihej prej kohësh, ndërsa javën e fundit në garë janë futur edhe kampionët e Europës. Pas largimeve të Angel Di Maria dhe Xabi Alonsos dhe problemeve të Sami Khediras drejtuesit madrilenë kanë hedhur sytë nga ish lojtari i PSV-së.

Kartoni i Strootman vlerësohet mbi 25 milionë euro, ndërsa Real Madrid do të tentojë ta marrë që në merkaton e janarit, shkruan "La Gazzetta dello Sport".

Si zëvëndësues të tij Roma ka zgjedhur talentin e PSG-së, Adrien Rabiot. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori