Reali arrin akordin me Eintracht për Luka Jovic
Reali i Madridit ka bërë goditjen e parë në merkato. Edhe pse Karim Benzema ka zhvilluar sezonin e tij më të mirë me fanellën e "Los Blancos", madrilenët kanë menduar të përfocojnë sulmin. Luka Joviç do të veshë fanellën e Real Madridit dhe në arkat e Eintracht Frankfurt do të derdhen plot 60 milionë euro sipas MARCA.

Edhe pse gjermanët e kishin përcaktuar 70 milion euro kartonin e lojtarit duke se marrëveshja është arritur me vlerën që Reali ishte gati të paguante për të.

Joviç ka bërë një sezon të shkëlqyer me skuadrën gjermane dhe Reali i ka besuar, duke i shtruar në tavolinë një kontratë pesë vjeçare me një rrogë 10 milionë euro në sezon. Një investim plot 110 milionë euro për serbin 21-vjeçar, që është përforcimi i parë te "Galaktikët". /albeu.com/


Shtuar më 16/05/2019, ora 19:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori