Reali barazon rekordin e Benficas-s, por Bayerni ende shumë larg
Reali mbrëmë ka shënuar në sfidën e 47 radhazi. Skuadra e Zidane po kalon një formë të jashtëzakonshme, teksa mbrëmë gjeti rrugën e rrjetës dy herë Ramos dhe njëherë Morata.

Me rrjetat në Napoli, u barazua një tjetër klub i madh, pikërisht Benfica e Lisbonës e epokës së Eusebios. “Shqiponjat” portugeze kishin fituar për 47 herë radhazi, në 406 ditë, nga 8 dhjetori 1963 deri në 10 janar 1965.

Gjithsesi, edhe nëse e kalon Benficën, gjë që mund të ndodhë në fundjavë, sërish Reali do të jetë larg rekordit absolut të paktën në Europë. Në krye, ende me diferencë të Jup Heyckens, në sezonin e madh 2012-2013.

Atë sezon kur u fitua gjithçka (Champions, Bundesligë, Kupë Gjermanie, Superkupë Europe, Kupë Bote për Klubet), bavarezët arritën në 63 ndeshje radhazi duke tundur rrjetën kundërshtare.


Shtuar më 08/03/2017, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori