Reali bën goditjen e parë në merkato
Nuri Sahin është blerja e parë e Realit të Madridit për sezonin e ardhshëm. Këtë e ka konfirmuar klubi spanjoll sot përmes uebfaqes së vetë zyrtare.Mesfushori turk ndihet i lumtur që do t'i bashkohet Realit.

"Po shkoj në Real Madrid. E falënderoj Borussia Dortmundin për atë që ka bërë për mua, ma ka mundësuar të debutoj në Bundesliga si 16 vjeç dhe ma ka dhënë mundësinë që të zhvillohem dhe të bëhem lojtar".

"Por, ishte momenti për t'u larguar. Ftesa e Realit është një mundësi unike", tha Sahin, i lindur në vitin 1988.

Madrilenët për mesfushorin ofanziv do t'i paguajnë 10 milionë euro. Ai do të nënshkruajë kontratë gjashtë vjeçare, ndërsa do t’i përfitojë 2.5 milionë euro në vit. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2011, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori