Reali bënë "çmendurinë" e rradhës, ofron tre lojtarë për Kane
Presidenti i Realit Madridit, Florentino Perez, është "dashuruar" me sulmuesin anglez Harry Kane, edhe e dëshiron me çdo kusht që të jetë në “Santiago Bernabeu”.

Presidenti 70-vjeçar është i gatshëm të ofrojë plot tre lojtarë, në mënyrë që të sigurojë shërbimet e sulmuesit të Totenhemit, i cili sezonin e kaluar shënoi plot 28 gola në Premier League.

Sulmuesi 24-vjeçar vlerësohet rreth shëfriës 200 milionë eruove, dhe këto sezone e ka treguar veten se është një lojtar klasi që nuk të falë brenda zonës si dhe jashtë duke shënuar gola spektakolar, shkruan Albeu.com.

Ai ka shënuar 94 gola vetëm në tre vitet e fundit me Londinezët. Reali është gati të japë lojtarë si Bale, Modric dhe Benzemanë, që të bindë drejtuesit e klubit nga Londra. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2017, ora 18:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori