Reali beson te Apeli, pret heqjen e dënimit
Dënimi i marrë nga FIFA ka vendosur në rrezik të ardhmen e Realit të Madridit. "Los Blancos" kishin planifikuar të investonin shumë para në merkaton e verës së ardhshme por pas bllokimit të transferimeve në hyrje gjithcka është vënë në rrezik.

Megjithatë në shtëpinë e Galaktikeve pavaresisht dënimit janë të bindur se do të arrinë të veprojnë në merkaton e verës së këtij viti. Te Reali besojnë se Apeli do të hedhë poshtë vendmin e komsionit të dispilinës në FIFA.

Dicka të tillë e bëri të ditur për mediat, drejtuesi madrilen Jose Angel Sanchez i cili u shpreh, se "Los Blancos" nuk kanë kryer asnjë transferim të parregullt të futbollistëve minorenë jo spanjollë dhe nuk ka arsye që komisioni i Apelit të mos hedhë poshtë vendimin e Disiplinës.

Sanchez më tej shtoi se për momentin nuk mendojnë asnjë opsion tjetër dhe nuk e dinë sesi do të veprojnë nëse lihet në fuqi edhe nga Apeli vendimi i Disiplinës. Për të amortizuar disi dënimin, Real Madrid ka më shumë se dy javë kohë.

"Los Blancos" mund të veprojnë në merkato deri në 31 Janar duke blerë futbollistët e nevojshëm. Kështu lojtarë si Morata, Pogba apo Leëandoëski mund të bëhen që tani pjesë e madrileneve për tu tranfersuar në Madrid në verën e ardhshme, pasi deri në përfundim të këtij sezoni nëse arrin marrëveshjet Reali do ti lërë në formë huazimi te klubet e tyre respektive. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2016, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori