Reali cakton çmimin për Alvaro Moratën
Reali i Madridit dhe Alvaro Morata mund të ndahen sërish. Minutat e pakta gjatë këtij sezoni kanë bërë që "divorci" të bëhet gjithmonë e më i mundshëm.

24-vjeçari nuk është i lumtur në “Bernabeu” dhe dëshiron të largohet për një tjetër aventurë. Pasi ka mbetur jashtë preferencave të trajnerit Zidane, Reali e ka nxjerrë sërish në merkato, vetëm pak muaj pasi e ribleu lojtarin nga Juventusi.

Të interesuara për shërbimet e Alvaro Morata-s janë dy gjigandët e Premier League-s angleze, Arsenal e Chelsea. Dy klubet londineze duhet të derdhin plotë 60 milionë euro për ta bërë të tyrin sulmuesin e njohur.

Klubi mbretëror në Spanjë e ribleu Moratën nga Juventusi, duke paguar detyrimin prej 30 milionë Eurosh që ekzistonte në kontratën me kampionët e Italisë.

Shtuar më 26/01/2017, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori