Reali dhe Atletico kërkojnë mbrojtësin e Ajaxit
Real Madrid dhe Atletico Madrid duket se nuk kanë derbi vetëm në fushën e lojës, por dhe jashtë saj.

Këtë herë shkak për “derbi” behët argjentinasi i Ajaxit, Nicolas Tagliafico. Mbrojtësi i krahut të majtë, po bën një sezon fantastik në Holandë dhe në Champions League, ku ka shënuar në total pesë gola, një shifër shumë e lartë duke marrë parasysh që flitet për një mbrojtës.

Sipas “Calciomercato”, Reali e sheh argjentinasin si zëvendësuesin ideal të Marcelos, që do të shkojë me shumë mundësi te Juventusi. Ndërsa Atletico, e sheh Tagliaficon si një lojtar që do të zëevendësojë denjësisht Filipe Luisin.

Vlera e kartonit të tij është 20 milionë euro, në këto momemte, por në fund të sezonit padyshim që do të ketë një rritje, pasi edhe në aspektin profesional lojtari është rritur ndjeshëm.
Shtuar më 28/02/2019, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori