Reali dëshiron ti dhurojnë Zidanes diçka që nuk e ka shijuar kurrë më parë
Real Madridi sonte luan si mysafir i Numancias në kuadër të 1/16 së finales të Copa del Rey.

Klubi Madrilen ka fituar gjithësej 19 tituj të këtij kompeticioni në historinë e tyre që nga viti i krijimit të klubit më 1902 dhe hera e fundit që triumfoi në këtë kompeticion ishte sezoni 2013/14 nën udhëheqjen e italianit Carlo Ancelotti, përcjellë Albeu.com.

Një fakt interesant është se tekniku aktual Madrilen, Zinedine Zidane nuk e ka fituar asnjëherë këtë titull, as si lojtar Madrilen dhe as si trajner i klubit.

Pra, Copa del Rey është një ëndërr që Francezi ende nuk e ka bërë realitet dhe këtë sezon dëshiron të shijojë ndjenjën e kampionit të kupës së vendit./albeu.com/
Shtuar më 06/01/2018, ora 10:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori