Reali do t'i dalë dhe në ëndrra Bayernit, 3 fitore radhazi në Allianz Arena
Me lojë apo pa lojë Reali fiton. Bayern Munich ra sërish "viktimë" e madrilenëve në fushën e tyre.

Marcelon dhe Asensio hodhën në tokë ndjenjat e bavarezëve teksa përmbysën golin e Kimichit në pjesën e parë. Madrilenët në këtë mënyrë e dërguan në 3 numrin e fitoreve radhazi në Alianz Arena dhe 6 numrin e fitoreve radhazi së bashku në Bernabeo, shkruan Albeu.com.

Madrilenët me një brez të artë janë dhe drejt finales së 3-të radhazi që është një histori më vete dhe jashtë normales edhe për të besuar se do të ndodhë sërish. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2018, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori