Mauricio
Pochettino mund të jetë zëvendësuesi i Zinedine
Zidane.
Klubi nga Madridi raportohet se është në kontakte me
Pochettinon pas formës së dobët të ekipit në ndeshjet e fundit nën urdhrat e Zidanet.
Presioni ndaj francezit
Zidane është rritur këtë javë pas humbjes nga Shakhtari në Ligën e Kampionëve.
Pochettino është trajner i lirë që nga largimi prej Tottenhamit, është kandidati kryesor teksa sipas "Sport", palët tashmë kanë vënë
kontaktet e para.
Shtuar më 04/12/2020,
ora 20:10