Reali do te prese nje vit per Ozilin
Albeu.com
Real Madridi thuhet të jetë i gatshëm që ta presë edhe 12 muaj mesfushorin e Werder Bremenit, Mesut Ozil. Sipas AS, Real Madridi ka vendosur të tërhiqet nga gara për transferimin e tij këtë verë, pasi dëshiron të nënshkruajë një parakontratë me të në janar.Kontrata aktuale e Ozil skadon në qershor në vitit 2011. Hose Mourinjo dëshiron të transferojë Ozilin në Madrid, por është i gatshëm që të presë edhe një vit për ta bërë këtë. Për sezonin në vijim, Mourinjo është duke llogaritur në Rafael Van der Vaart.
Shtuar më 28/07/2010, ora 16:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori