Reali do të zemërojë CR7 me pagën marramëndëse që i ka ofruar Neymarit
Real Madrid e ka shumë seriozisht transferimin e sulmuesit brazilian të PSG-së, Neymar Jr.

Kampioni i Evropës, Real Madrid po kalon momente të vështira këtë sezon dhe po bën përgatitje për transferime gjatë verës së ardhshme, shkruan Albeu.com.

Dëshira kryesore e madrilenëve është sulmuesi i PSG-së, Neymar.

Sipas raporteve në spanjë për shërbimet e tij Reali pritet të paguajë 300 milionë euro PSG-së, ndërsa Neymar do të përfitojë nga 50 milionë eurosezon, duke u bërë lojtari më i paguar në histori.

Kjo pagë pritet ta acarojë edhe më shumë Ronaldon, i cili përfiton 25 milionë eurosezon dhe i është refuzuar rritja e pagës. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2018, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori