Reali do ti nënshtrohet për herë të tretë testeve ndaj Covid-19, një lojtar ende i infektuar
Futbollisti i Real Madridit, Mariano Diaz, është ende i infektuar me Koronavirus.

Sipas medias spanjolle "El Chiringuito", sulmuesi nga Republika Domenikane është prej një jave i infektuar me COVID-19.

Lajmi fillimisht tronditi Realin, pasi rrezikohej që të mos luhej ndeshja e kthimit për fazën e 1/16-ve të Ligës së Kampioneve kundër Manchester Cityt.

Ditën e nesërme, sulmuesi dhe e gjithë skuadra do të kryejë testin e tretë, për të kuptuar gjendjen e plotë shëndetësore.
Shtuar më 03/08/2020, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori